Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjermani
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka falënderuar të gjithë kosovarët për mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit, pas ngjarjes që ndodhi të premten në Magdeburg të Gjermanisë, ku një veturë hyri me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve dhe u përplas me turmën. Dhjetëra persona u lënduan teksa 5 persona vdiqën, përfshirë dhe një 9-vjeçar.
Krerët institucionalë dhe populli i Kosovës, pas këtij incidenti të rëndë, u solidarizuan me Gjermaninë.
“Dua të falënderoj të gjithë kosovarët për mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit. Dhimbje e thellë për ngjarjet në Magdeburg, por edhe mirënjohje për momentet e rëndësishme dje në koncertin tonë në Gjakovë, duke na kujtuar atë që ka vërtet rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo urrejtja dhe dhuna”, u shpreh Rohde.