“Rilindja” e Xherdan Shaqirit, 33-vjeçari realizon gol spektakolar nga goditja e dënimit dhe kualifikon Baselin (VIDEO)

“Rilindja” e Xherdan Shaqirit, 33-vjeçari realizon gol spektakolar nga goditja e dënimit dhe kualifikon Baselin (VIDEO)

Xherdan Shaqiri po kalon një moment të artë te Bazeli, ku duket se ka rilindur.

33-vjeçari, realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 5-të të sfidës ndaj Sionit, me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 2 me 2.

Fituesi u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, ku futbollistët e Bazelit u treguan më të saktë duke u kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Zvicrës.

Shaqiri ishte i pari që shënoi 11-metërshin, teksa të 4 futbollistët e Bazelit u treguan të saktë, ndërkohë që për Sionin shënoi vetem Baltazar.

Share This