Rikthimi i Trumpit, pritet dorëheqja e prokurorit që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Rikthimi i Trumpit, pritet dorëheqja e prokurorit që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Prokurori special Jack Smith, i cili ngriti aktakuzën në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve dhe udhëhoqi dy çështje federale kundër presidenti të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në nivel federal, do të japë dorëheqjen përpara se presidenti republikan ta marrë detyrën më 20 janar.

Sipas New York Times, Smith i ka thënë rrethit të ngushtë se planifikon t’i përfundojë aspektet e rëndësishme të hetimit përpara inaugurimit të Trumpit dhe më pas do të japë dorëheqjen.

Me këtë, Smithi do ta parandalojë Trumpin, i cili pati njoftuar se një nga lëvizjet e para që do të kryente pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë do të ishte shkarkimi i prokurorit special.

Smithi mori pjesë në dy çështje kundër Trumpit. Një nga rastet ka të bëjë me dokumentet e klasifikuara që Trumpi i mbante në rezidencën e tij edhe pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2020. Një rast tjetër ka të bëjë me ndikimin e Trump në zgjedhjet në Georgia.

Pasi Trumpi fitoi zgjedhjet, Smithi njoftoi në një deklaratë për shtyp se fitorja e republikanit ndryshoi të gjitha çështjet.

Smith, që tash vepron vetëm në SHBA, dikur ka mbajtur postin edhe të kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nëntorin e 2022-s, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.

Share This