Rikthehet Champions-i, Barça-Bayern drejtpërdrejt në RTK

Rikthehet Champions-i, Barça-Bayern drejtpërdrejt në RTK

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen këtë mesjavë.

Sonte do të luhen nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë, ku spikat përballja Real Madrid-Borussia Dortmund, ndeshje që luhet në ‘Bernabeu’.

Sfidë interesante pritet të luhet edhe në ballafaqimin mes PSG-së dhe PSV-së, duel ky që do të luhet në ‘Parkun e Princave’, derisa joshëse pritet të jenë edhe përballjet tjera të martës mbrëma.

Duele të ‘nxehta’ parashikohen të luhen edhe të mërkurën mbrëma, ku do të luhen edhe nëntë ndeshje tjera të xhiros së tretë.

Padyshim se kryesfida do të luhet mes Barcelonës dhe Bayern Munich, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Ballafaqim interesant pritet të luhet edhe në ndeshjen Atletico Madrid-Lille ndeshje kjo me interesim të madh nga futbolldashësit kosovar pasi që tek skuadra francez do të luajë edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili po bën një sezon të madh me Lillën.

Share This