Rikthehen ligat evropiane, Lille e Zhegrovës sfidon Monacon

Rikthehen ligat evropiane, Lille e Zhegrovës sfidon Monacon

Tri ligat e mëdha evropiane rikthehen sonte në aksion.

La Liga, një nga ligat më atraktive në Evropë, rikthehet me duelin Deportivo Alaves-Real Valladolid, ndeshje që fillon në orën 21:00.

Ndërkohë, në aksione rikthehet edhe Ligue 1 me përballjen e Monaco-Lille.

Ylli kosovar i Lillës, Edon Zhegrova, i cili po bën një sezon të madh me skuadrën franceze, pritet të vazhdojë me formën e mirë edhe në duel me Monacon, ndeshje që starton në orën 20:45.

Ndërkaq, dueli mes Borussia Dortmund dhe St.Pauli hap ndeshjet e kësaj fundjavë në Bundesligën gjermane, duel që fillon në orën 20:30.

Share This