Rijkaard për Reijnders: Po bëhet një nga më të mirët
Katër golat e shënuar në tre ndeshjet e fundit me Milanin nuk kaluan pa u vënë re në sytë e Frank Rijkaard, i cili në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, donte të celebronte bashkatdhetarin e tij, Tijjani Reijnders. “Shpresoj që Reijnders të bëhet një nga më të mirët në botë, por sinqerisht besoj se ai është tashmë në rrugën e duhur, me kalimin e kohës, ai po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Milanin”.
“Në mesfushë ai mund të luajë të gjitha rolet dhe po tregon aftësinë e tij. Kurrë nuk kursen një vrapim për ekipin dhe gjithmonë jep më të mirën. Me cilësinë që ka, është shumë i zoti në krijimin e aksioneve të rrezikshme për shokët e tij”.
“Rritja e tij edhe në aspektin e finalizimit konfirmon se është një lojtar kyç për ekipin. Falë progresit të tij, Milani po bëhet gjithnjë e më i fortë. Sa më e fortë të bëhet skuadra, aq më shumë shanse ai ka për të përjetuar momente fantastike me Milanin”.