
Rihapet gara për titull në Turqi, Besiktasi mposht Galatasarayn në derbin e madh turk, Rashica luajti tërë ndeshjen
Është rihapur gara për titull kampioni në Turqi.
Kjo pasi që Galatasaray pësoi humbje 2:1 ndaj Besiktasit, në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit turk.
Futbollisti kosvoar, Milot Rashica ishte startues në këtë ndeshje së bashku me Ernest Muçin.
Rafa Silva kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të të takimit.
Në të 36-tën, Galatasaray mbeti me 10 lojtarë, pasi Frankowski u ndëshkua me karton të kuq.
E kur u mendua se do të ishte shumë e lehtë për Besiktasin në vazhdim, Torreira shënoi një super gol nga distanca në minutën e 45-të për të barazuar shifrat.
Por, Fernandes në të 66-tën shënoi për fitoren e vendasve, e cila e ndez edhe më shumë garën për titull, shkruan Express.
Përkundër humbjes, Galatasaray vazhdon të prijë me 71 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahce që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, kjo fitore e ngrit Besiktasin në kuotën e 47 pikëve në vendin e katërt.