Rifillon derbi Prishtina-Trepça
Ka rinisur derbi mes Prishtinës dhe Trepçës, e cila për pak minuta ishte ndërprerë për shkak së tifozët prishtinas fyen basketbollistin e “Minatorëve” Drilon Hajrizin.
Drilon Hajrizi u ofendua nga tifozët e Prishtinës andaj edhe klubi vendosi ta mbështeste duke u larguar nga parketi.
Ndeshja është ndërprerë në periudhën e katërt kur rezultati ishte 61:64 për skuadrën e Trepçës.