
Ricci afër Milanit
AC Milan raportohet se është shumë afër goditjes së radhës në afatin kalimtar të kësaj verë.
Sipas gazetarit të njohur italian Matteo Moretto, kuqezinjtë janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me mesfushorin e Torinos, Samuele Ricci.
“Ricci–Milan. Pas kontakteve shumë të fundit midis palëve, të dy klubet janë shumë afër një marrëveshjeje të plotë,” ka raportuar Moretto, duke shtuar se marrëveshja mund të zyrtarizohet shumë shpejt.
Milani ka përshpejtuar negociatat për 22-vjeçarin, i cili shihet si një profil ideal për të përforcuar mesfushën, sidomos nëse transferimi i Ardon Jasharit rezulton i komplikuar.
Ricci ka shkëlqyer në Serie A me fanellën e Torinos dhe konsiderohet si një nga talentet më premtues të brezit të tij në futbollin italian.