
Revista ”Fortune”: Mira Murati midis 50 grave më të fuqishme të botës
Mira Murati, shqiptarja që po revolucionarizoi fushën e Inteligjencës Artificiale, nuk është më një rastësi në botën e teknologjisë, por një forcë e qëndrueshme me pozicione gjithnjë e më të forta, shkruan revista prestigjioze ”Fortune”, sipas fortune.com.
Kjo u pasqyrua edhe në botimin e fundit të saj, e cila për herë të parë e renditi Muratin midis 50 grave më të fuqishme në botë.
“Mira Murati, ish-drejtoreshë teknologjike e OpenAI, e habiti Silicon Valley kur dha dorëheqjen në shtator 2024. Ajo ishte truri pas revolucionit ChatGPT, modelit që ndryshoi plotësisht peizazhin e Inteligjencës Artificiale. Gjashtë muaj më vonë, Murati prezantoi Thinking Machines Lab, një startup inovativ të IA-së që ka krijuar shumë zhurmë, megjithëse ende vepron në fshehtësi”, shkruan ”Fortune”.
“Ndërsa detajet rreth projektit mbeten të pakta, ndikimi i 36-vjeçares është i qartë. Në mesin e majit ajo ishte afër sigurimit të një investimi prej dy miliardë dollarësh – raundi më i madh në historinë e teknologjisë – që e vlerëson Thinking Machines në 10 miliardë dollarë”, shkruan revista.
Pasi la pozicionin e CTO në OpenAI në shtator 2024, Murati themeloi startup-in e saj të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab, ku aktualisht shërben si CEO.
Ky startup është vlerësuar me një vlerë potenciale prej 10 miliardë dollarësh, duke e bërë atë një nga startup-et më të vlefshme në fushën e IA-së.