Renovimi i Klinikës Emergjente, Kurti: Transformim rrënjësor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente, ku në tërësi i janë rinovuar hapësirat.
Ai foli për kushtet e veshtia të punës, ku përveç jetës së pacientëve janë përballur edhe me kushtet e rënda të punës dhe tani kushtet e punës janë në anën e tyre.
“Sot duket që nuk është e mundshme të njihet kjo klinikë për shkak të transformimit rrënjësor që ka përjetuar së brendshmi. Për mjekët që shërojnë dhe për pacientë që kërkojnë shërim shumë më të rëndësishme janë kushtet e punës dhe shërimit përbrenda sesa dukja e jashtme. Dhe pikërisht në këtë po investojmë ne rreth 800 mijë euro në Klinikën Emergjente”, tha Kurti, teksa falënderoi , me ç’rast i operatorin ekonomik për punë, i cili ka kryer për dy muaj para afatit.
“Tani gjithçka është në funksion të punës së mjekut e të infermierit për shërimin apo edhe shpëtimin e pacientit dhe ky është një lajm shumë i mirë për shtetin tonë, lajm shumë i mirë për të gjithë pacientët”, deklaroi Kurti, teksa shtoi se tani janë shanset maksimale për shërim e për shpëtim.
Ai më tej duke shprehu mirënjohje për profesionalizmin e stafit mjekësor paralajmëroi që së shpejti kjo klinikë do ta ketë godinën e vet të veçantë në kuadër të QKUK-së.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se në vitin e kaluar dhe këtë vit janë bërë investime shumë të nevojshme edhe në Stomatologji, raporton rtk.