Reeker për bllokadën politike në Kosovë: Turp, qytetarët meritojnë më mirë

Reeker për bllokadën politike në Kosovë: Turp, qytetarët meritojnë më mirë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës për shumë vite, dhe ende janë, thjesht thonë se kanë prioritete të tjera.

Kështu tha ish-ndihmës sekretari i shtetit të ShBA-së, Philip Reeker.

Ai për portalin Kosovo Online theksoi se ka marrëveshje midis dy palëve që nuk janë zbatuar dhe mbi të cilat duhet të punohet, sepse sipas tij, nuk mund të presin që dikush tjetër t’u zgjidhë problemet.

Ndërkaq, lidhur me krizën parlamentare në Kosovë, ai deklaroi se “është turp” dhe se “qytetarët meritojnë më mirë”.

Kur u pyet nëse është e mundur të gjendet një zgjidhje për çështjen e Kosovës pa përfshirjen e ShBA-së, Reeker tha se ka një dialog, se duhet të punohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe se palët duhet të mendojnë se çfarë lloj të ardhmeje duan.

Share This