Reali, ‘mbret’ i Evropës, mposht Atalantën
Real Madridi në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur edicionin e ri në futbollin evropian.
Gjiganti spanjoll e ka mposhtur Atalantën, me rezultat 2-0, të mërkurën mbrëma në Varshavë duke fituar trofeun e Superkupës së Evropës.
Pjesëloja e parë mes madrilenëve dhe skuadrës nga Bergamo, ka dhënë një lojë mesatare me një iniciative të lehtë të skuadrës së Realit, megjithatë, 45-minutëshi i parë nuk ka prodhuar asnjë gol.
Mirëpo, në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, të besuarit e Carlo Ancelottit u ‘zgjuan’ nga gjumi dhe ia dolën dy herë ta dërgojnë topin në rrjetën kundërshtare.
Fillimisht Valverde (59’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Realin në epërsi, ndërsa nëntë minuta më vonë ylli francez Kylian Mbappe dyfishojë avantazhin e skuadrës ‘merenguese’ në 2-0. Reprezentuesi francez debuton me gol në fanellën e Real Madridit, skuadër të cilës iu bashkua këtë verë nga PSG-ja.
Përfundimisht fituesi i Ligës së Kampionëve triumfon ndaj fituesit të Europa League, duke e nisur me trofe sezonin e ri të garave në Evropë.