Real Madridi gabon rëndë, mposhtet nga Betisi

Real Madridi gabon rëndë, mposhtet nga Betisi

Real Madridi e ka bërë një hap të madh prapa në luftë për ta mbrojtur titullin e kampionit në La Liga.

“Los Blancos” pësuan 2:1 në udhëtim ndaj Real Betisit, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit spanjoll.

Mysafirët ishin ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 10-të kur Brahim Diaz realizoi, shkruan Express.

Vendasit barazuan rezultatin në minutën e 34-të nëpërmjet Johnny Cardoso, i cili u asistua nga Isco.

E ky i fundit shënoi nga penalltia në minutën e 54-të, duke e dënuar ish-klubin e tij.

Me këtë fitore, Betisi ngjitet në vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Real Madridi mbetet përkohësisht i dyti me 54 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë, që tani ka një ndeshje më pak të luajtur.

Share This