Real-Alaves, kështu mbyllet ndeshja
Real Madridi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Deportivo Alavesit, në kuadër të rrethit të shtatë në La Liga.
“Los Blancos” regjistruan fitoren e radhës duke triumfuar me rezultat 3:2 midis “Santiago Bernabeu”.
Pas vetëm disa sekondave, Vinicius Junior dhuroi një asistim fantastik te Lucas Vazquez që e kaloi Realin në epërsi (1’).
Ndërsa, Kylian Mbappe pas një bashkëpunimi fantastik me Jude Bellingham u përkujdes për golin e dytë (40’).
Fitoren e Realit pastaj e vulosi Rodrygo, me një gol të bukur pas asistimit të Lucas Vazquezit (48’).
Real Madridi kishte një mundësi të mirë shënimi përmes talentit brazilian Endrick, por që ky i fundit goditi traversën.
Alaves bëri befasinë në fund duke shënuar dy gola të shpejtë për ta bërë lojën më interesante, mirëpo dështoi ta fitonte një pikë.
Fillimisht Benavidez realizoi një gol të bukur për ta ngushtuar epërsinë (85’), kurse dy minuta më vonë asistoi për Garcian (87’).
Kësisoj, Reali i afrohet në një pikë Barcelonës, duke mbledhur 17 sosh, mirëpo që katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse, Alaves zë vendin e tetë me 10 sosh.