Reagojnë edhe Flamurtari, Kika dhe Liria: Po tentohet degradimi i futbollit

Reagojnë edhe Flamurtari, Kika dhe Liria: Po tentohet degradimi i futbollit

Edhe FC Flamurtari, Liria dhe Kika, kanë reaguar ndaj deklaratave nga njerzit jo profesionist që tentojnë ta dëmtojnë futbollin tonë.

Reagim I Flamurtarit:

FC FLAMURTARI shpreh indinjatën e thellë të disa individëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha edhe pa profilizim profesional sportiv, mundohen ta përlyejnë punën e madhe që është bërë dhe po bëhet qdo ditë e më shum në klubet kosovare, ku investohen miliona euro.

Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm e vetëm që ta shtyejmë përpara agjenden kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë.

Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional.

Megjithatë klubet kosovare, duke përfshi edhe FC Flamurtarin, investojnë para të bizneseve që e mbështesin sportin, në këtë rast futbollin.

Po e përsërisim, janë mijëra e mijëra euro çdo vit që investon FC Flamurtari dhe qëllimi ynë është mëse fisnik.

Referuar edhe një letre të hapur të një gazetari i cili nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe kurrëfar ndikimi në këtë lëmi, synon të na mbajë ligjeratë e të na mësojë se si të veprojmë.

Ne i njohim të gjithë njerëzit e fushës, ne punojmë gjithmonë vetëm me profesionistë, prandaj kemi arritur që ta rrisim nivelin nga viti në vit, jo duke dëgjuar ata që nuk janë kompetentë.

Ju apelojmë të gjithëve, nëse nuk keni mundësi për ta ndihmuar sportin, atëherë të paktën mos e pengoni atë!

#FC FLAMURTARI

Reagimi i Kikes:

Reagim ndaj Baton Haxhiut:

Deklaratat e Baton Haxhiut lidhur me klubet e futbollit që i quan të “shitura” në raport me votën për kryetarin e FFK-së, janë të pabazuara dhe nuk qëndrojnë.

Nëse klubet do të ishin “shitur” ashtu siç pretendon ai, atëherë ai vetë do të ishte kryetar i Federatës se në kurriz të qytetarve të Kosovës është bër milioner .
Por, e vërteta është se ne, klubet, jemi ata që zgjedhim kryetarin e federatës dhe jo dikush tjetër.
Nuk jemi këtu për t’i bërë argatin askujt, aq më pak Serbisë sikur ju zotri Haxhiu.

Ndërsa ti flet për futbollin, duket se në mendjen tënde ende është Jugosllavia, një kohë që ka kaluar për të gjithë ne.

Ti nuk e ke parë realitetin e sotëm të futbollit në Kosovë dhe vazhdon të mendosh se mund të kthehet koha e okupimit.

Futbolli ynë është rritur, por duket se nuk ke dalur të shohësh terrenet sportive që janë ndërtuar dhe zhvilluar.

Sa u përket gazetarëve që ti pretendon se i mbështet apo i frymëzon, falë zotit që nuk të kanë pasur ty si mësues.

Ende duket sikur në mendjen tënde Serbia është prezente në Kosovë.
E themi me bindje se ajo kohë ka kaluar dhe tani jemi në Republikën e Kosovës.

Të ftojmë të dalësh dhe të shikosh nga afër futbollin kosovar që zhvillohet në shtetin tonë të pavarur.

Dëshirojmë t’i kujtojmë Batonit një thënie nga John F. Kennedy: “Mos pyet çfarë bën shteti për ty, por çfarë bën ti për shtetin.” Në këtë frymë, e pyesim Batonin: Nëse ke pasur biznese në Kosovë, cilit ekip i ke ofruar mbështetje apo sponsorizim?

Futbolli kosovar ka nevojë për kontribut dhe mbështetje të vërtetë, jo për kritika të pabazuara dhe përdorim të metaforave që dëmtojnë imazhin e sportit tonë.

Kërkojm nga organet kompetente që njerzit e tillë sikur që është ky të merren në pytje.

Politika sa ma larg sportit!

Me Respekt

KF KIKA

Reagim i FC Liria:

FC Liria ka ndjekur me vëmendje dhe shpreh indinjatën e thellë të disa opinionistëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e pa profilizim profesional sportiv, tentojnë ta përlyejnë punën e madhe që bëhet në klubet kosovare, ku investohen miliona euro.

Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm që ta shtyejmë përpara agjenden kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë.

Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional.

Megjithatë klubet kosovare, duke përfshi FC Liria , investojnë para të bizneseve që e mbështesin sportin, në këtë rast futbollin.

FC Liria është klub financiarisht i pavarur dhe ne drejtuesit e klubit me krenari investojmë paratë tona për të ardhmën e klubit, njëkohësisht të futbollit kombëtar.

Andaj edhe një letër e hapur e një gazetari, i cili nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe kurrëfar ndikimi në këtë lëmi, synon të na mbajë ligjeratë e të na mësojë se si të veprojmë.

Historia e klubit tonë dëshmon shumë por edhe tani me menaxhimin profesional synojmë të ngritemi edhe më lartë. Kjo është dëshmia më e mirë e investimit korrekt dhe profesional.

Ju apelojmë të gjithëve, nëse nuk keni mundësi për ta ndihmuar futbollin, atëherë të paktën mos e pengoni atë!

#FCLIRIA

 

Share This