Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, më 24 tetor në Bruksel
Emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të organizojë një takim të kryenegociatorëve javën tjetër, merret vesh nga burimet mirë të informuara në BE.
Takimi i planifikuar me kryenegociatorin Kosovar Besnik Bislimi si dhe homologun e tij nga Beogradi, Petar Petkoviq, është paraparë të mbahet më 24 tetor.
Gjithnjë sipas burimeve të BE-së, qëllimi i takimit është të diskutohen mënyrat se si të ecet përpara në procesin e dialogut, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e implementimin të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Ndonëse ftesa është dërguar tek palët, dhe ato duket se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim më Lajçak, takimi i përbashkët Bislimi-Petkoviq mbetet i pasigurt.
Një takim i ngjashëm herën e fundit është mbajtur më 17 shtator në Bruksel, kur kryenegciatorët erdhën në kryeqendrën evropiane, zhvilluan biseda me emisarin e BE-së për dialog, por megjithatë nuk u takuan bashkë. /rtk/