Rashiq: Draft-statuti i Asociacionit dërgohet në Kushtetuese pas zgjedhjeve
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është shprehur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim për Kosovën që rrjedhë nga marrëveshjet e arritur në Bruksel me Serbinë dhe se drafti për krijimin e tij do të dërgohet për interpretime në Gjykatën Kushtetuese pas zgjedhjeve.
“Draft-statuti për Asociacionin gjithqysh shkon në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Para zgjedhjeve në Ballkan krejt ndalet në veçanti janë do veprime strategjike. Prandaj do të presim deri në fund të procesit zgjedhor dhe pastaj pres për vitin e ardhshme të ketë intensitet të punës për dërgimin e draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese për interpretim”, u shpreh Rashiq.
Rashiq tha se fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale.
Ai tha se Kosova duhet të punojë në zbatimin e obligimeve që ka marrë.
“Kjo është një obligim dhe zotim që kemi bërë më shumë se dhjetë vjet. E di që në disa momente është kundërshtuar, por në politikën ndërkombëtare nuk shkon ashtu sikurse mendojnë disa individ. Nëse nënshkruhet një marrëveshje, pavarësisht se ndryshohet struktura e Qeverisë ajo marrëveshje duhet të respektohet. Fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale. Kështu që ne obligimin që kemi marrë duhet të zotohemi prapë dhe të punojmë në zbatimin e tij. Ai obligim mbetet aty dhe si një Qeveri serioze duhet merret për planifikim të zbatimit’’, tha Rashiq për rtv21.
Sipas ministrit, Rashiq, Asociacioni nuk rrezikon sovranitetin e Kosovës.
“Pavarësisht do kritikave unë konsiderojë se Asociacioni nuk e rrezikon sovranitetin e Kosovës. Sikurse kemi faktorin ndërkombëtarë që kanë ritheksuar më shumë se disa here se një gjë e tillë nuk do të jetë problematike. Normalisht, marrëveshjen që kemi deri më tani dhe marrëveshjen e vitit 2015 pika e dytë thotë se marrëveshja për Asociacionin duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dhe për mua është e qartë se një verifikim i tillë mund të ndodhi dhe duhet të ndodhi”., tha ai.