
Raporti-Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike, modeli suksesi
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar raportin e fundit mbi turizmin si konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit.
Duke iu referuar raportit të dalë gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism ku vendi ynë shënon një rritje prej 136% të flukseve turistike në krahasim me periudhën para pandemisë, Rama shkruan se kjo tregon se turizmi shqiptar është ndërtuar mbi vizionin e turizmit të qëndrueshëm.
“Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me +136% krahasuar me periudhën para-pandemike .
Raporti u publikua në Baku, Azerbajxhan, gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota.
Një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, i mbështetur në vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe fokusi i diskutimeve gjatë mbledhjes së #CEU si pjesë e Deklaratës së Bakusë dhe Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon”, shkruan Rama në rrjetet sociale.