Ranieri rikthehet në krye të Romës?

Ranieri rikthehet në krye të Romës?

Trajneri i njohur italian, Claudio Ranieri raportohet se është afër të rikthehet në krye të AS Romës.

‘Romakët’ tashmë janë në kërkim të pasuesit Juric, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga pozita e trajnerit të kryeqytetasve të Italisë.

Sipas medieve italiane, emri i ri, që tashmë duket një hap larg zyrtarizimit, është ai i Claudio Ranierit.

Ranieri së bashku me agjentin e tij, Chiodi thuhet se tashmë janë takuar me pronarët e Romës.

Ranieri siç raportohet është afër marrëveshjes me Romën për aventurën e tij të tretë në stolin verdhekuq, pas eksperiencave të mëparshme, fillimisht midis viteve 2009 dhe 2011, dhe më pas në muajt e fundit të sezonit 2018/19.

Opsion për trajner të ri të Romës janë edhe Montella dhe Mancini, por duket se Roma preferon Ranierin.

Share This