Ramosaj tregon projektet e prezantuar ndër vite në Deçan
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një bashkëbisedim me Berat Buzhalën, ka prezantuar disa prej projekteve ndër vite si kryetar i komunës:
“Këtu jemi në qendrën rinore ‘Fitnete Ramosaj’. Është concept që e kemi fillu në vitin 2019. Ideja ka qenë që Deçani me pasë një vend ku takohen shoqëria civile, artistët ku bëjnë tubimet e veta.
Kemi vendosë një kriter, ku çdo takim duhet me pasë një produkt final.
Ky object është përfundu në vitin 2022. Një vit më pas, e kemi shti ne funksion, kemi kriju kushte për Ansamblin.
Ka qenë premtimi im ky. Kur e kam bë këtë premtim jam quajtë pak ndoshta edhe si i çmendur, për shkak se këtu ka qenë deponi e mbeturinave”.