Ramosaj pret William Walker-in: Pata nderin të pres mikun e madh të shqiptarëve (FOTO)

Ramosaj pret William Walker-in: Pata nderin të pres mikun e madh të shqiptarëve (FOTO)

Kreu i Komunës së Deqanit, Bashkim Ramosaj, sot ka pritur një mysafirë të veçantë, shkruan Rekordi.net.

Miku i madh të shqiptarëve, Ambasadorin William Walker ishte në ‘konakun’ e Ramosajt.

Kryetari i Komunës së Deqanit përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka thënë se kishte nderin që të priste mikun e madh të shqiptarëve, Ambasadorin William Walker.

“Pata nderin të pres në Deçan, mikun e madh të shqiptarëve, Ambasadorin William Walker. Njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë! Me Ambasadorin Walker evokuam kujtime nga e kaluara dhe njëkohësisht zhvilluam një bisedë miqësore. Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë! Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën!”, ka shkruar Ramosaj. /Rekordi.net/

Share This