Ramosaj iu premton qytetarëve: Nuk ndalem, synimet e qarta për të mirën e qytetit tonë
Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj do të jetë me numër 55 në Aleancën e Kosovës, ku iu ka premtuar qytetarëve se do të vazhdojë punën e madhe për të mirën e qytetit.
Ramosaj do të jetë në koalicionin e udhëhequr nga kandidati për kryeministër z.Ramush Haradinaj.
Për më shumë, postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Për Kosovën Fituese!
Mirënjohës Aleancës dhe Liderit Haradinaj, për besim!
Në zgjedhjet nacionale do jem i renditur me numër 55, brenda koalicionit të udhëhequr nga kandidati jonë për Kryeministër, z. Ramush Haradinaj!
Përkushtimi im personal nuk do ndalet, për synimet tashmë të qarta për të mirën e qytetit tonë në veçanti!
Bashkë jemi e do vazhdojmë bashkë!
Mirënjohës për besimin dhe përkrahjen tuaj!”