Ramadani feston ditëlindjen me statistika rekord në Serinë A

Ramadani feston ditëlindjen me statistika rekord në Serinë A

Ylber Ramadani, i cili sot feston 28 vjetorin e lindjes, është gjithmonë e më shumë lider i skuadrës së Lecces aty ku është kthyer edhe në një simbol i luftës për mbijetesë.

Me paraqitjet e bëra Ramadani ka bërë që të mos ndihet mungesa e Morten Hjulmand edhe pse janë dy lojtarë me karakteristika të ndryshme.

Në këtë sezon Ramadani numëron 29 ndeshje me një mesatare minutash 88’ ndërsa ka shënuar edhe një gol.

Sipas “Footdata” shqiptari është lojtari më i mirë për pozicionin që mbulon mes lojtarëve, të të njëtit rol mes skuadrave që luftojnë për të mos rënë nga kategoria.

Deri më tani Ramadani ka fituar 36 dyluftime. Më mirë se ai ka bërë vetëm mesfushori i Frozinones, Enco Barrenekea (39).

Ramadani spikat edhe në statistikën e topave të rikuperuar ku numëron plot 295 të tillë. Edhe në këtë aspekt më mirë se shqiptari ka bërë vetëm Barrenekea me 324 topa të rikuperuar.

Share This