Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Kombet e Bashkuara
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin e social Facebook një fotoalbum nga vizita që ka zhvilluar në New York, ku mbajti edhe fjalën në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së.
Kreu i qeverisë shqiptare ka shkëputur foto nga takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe nga takimi i tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në të cilën Rama shihet krah saj dhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell.
“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri Rama.
Gjatë fjalës së tij në OKB , kryeministri i vendit Edi Rama duke folur për situatën në Ballkan, e përshkroi Kosovën si një realitet të pakthyeshëm dhe një pjesë integrale të komunitetit euroatlantik, duke bërë thirrje për njohjen e saj nga të gjitha shtetet.
“Ne duhet të punojmë me durim. Kosova është një pjesë e pandashme e realitetin dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin Kosovën” tha Rama nga podiumi i OKB-së në Asamblenë e Përgjithshme që u mbajt në New York, raporton rtk.