Rama: Shiroka e rilindur mikpret turistë nga e gjithë bota

Rama: Shiroka e rilindur mikpret turistë nga e gjithë bota

Shiroka, vetëm 6 km nga Shkodra, është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo herë e më shumë nga turistë të huaj dhe vizitorët vendas.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Shiroka, ku investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese.

“Shiroka a rilindur po mikpret turistë nga e gjithë bota teksa të tjera projekte transformuese janë në kantier apo do të jenë në kantier për Shkodrën Turistike 2030”, shkroi Rama.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama, turistët e huaj shprehen tejet të impesionuar nga bukuritë e këtij fshati.

“Jam me familjen time, jemi nga Brittany, Franca. Sapo erdhëm këtu me makinë, Shqipëria na u duk mrekulli dhe ky vend është i mahnitshëm. Fillimisht erdhëm për peizazhin e larmishëm nga deti te mali. Liqeni na duket i mahnitshëm, shumë i madh dhe i këndshëm”, u shpreh një turist që po viziton Shirokën.

Ndërsa një vizitor tjetër i huaj nga Republika Çeke, Praga thotë, se “ky vend është i mrekullueshëm”.

“E pëlqejmë Shqipërinë shumë. Shqipëria është e mrekullueshme. Vijmë shumë shpesh në Shqipëri sepse kemi blerë një apartament dhe udhëtojmë nëpër Shqipëri, ndoshta 10 herë në vit”, u shpreh turisti çek.

Ndërkohë një filipinas dhe një shqiptare që jeton në Londër, u shprehën të impresionuar nga bukuria që fal Shikoka.

“Jemi prej 3 javësh këtu ” thanë ata. Ndërsa një turist nga Spanja, tregoi se, e njihte Shqipërinë nga Istagrami dhe Tik Toku, por tani që po e viziton vetë, Shqipëria po i pëlqen shumë.

Një tjetër turiste nga Parisi, Franca, tha se i pëlqen shumë Shqipëria që i duket e paqtë dhe e bukur. Ajo tregoi se gjatë ditëve që po kalon në Shirokë, ka notur, ka bërë xhiro me biçikletë dhe ishte kënaqur me peizazhin, njerëzit mikpritës që e kishin përshëndetur. “E pëlqej shumë këtë zonë dhe është relaksuese” tha ajo.

Një i ri nga Korea e Jugut tha se se do shumë këtë vend. “Është i mrekullueshëm. Kemi dy ditë këtu dhe është mrekulli. Më pëlqejnë njerëzit janë mikpritës dhe të dashur. Është siguri. Shqipëria është shumë e bukur”, tha ai.

Vetëm 4 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pasi lë “Urën e Bunës” dhe merr rrugën në të djathtë të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më të veçanta të Shkodrës, e vlerësuar si një prej bukurive mahnitëse të veriut buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit.

Një sërë projektesh infrastrukturore që e kanë shëndërruar zonën në një destinacion të bukur pushimi dhe relaksi. Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, e bërë Shirokën një nga joshjet më të veçanta për të kaluar disa orë ndryshe për shkodranët, por edhe për turistët vendas dhe të huaj. /atsh/

Share This