Rama reagon pas vendimit ndaj Sveçlës: Absurdi shtetëror ku na ka sjellë Kurti

Rama reagon pas vendimit ndaj Sveçlës: Absurdi shtetëror ku na ka sjellë Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të gjykatës, e cila sot e ka shpallur fajtor ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Rama ka kritikuar Sveçlën, duke theksuar se ministri që është përgjegjës për garantimin e rendit është shpallur fajtor për shkeljen e tij.

“A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se ministri përgjegjës për sigurinë është dënuar nga drejtësia për përdorimin e një mjeti të rrezikshëm.

“Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, ky rast paraqet një standard të papranueshëm të qeverisjes.

“Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet. Absurde. E turpshme”, ka shkruar Rama.

Share This