
Rama: Prishtina, shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se komuna që ai drejton u vlerësua për vizionin dhe karakterin e saj unik, para kryetarëve të 120 qyteteve të botës në forumin “Arab European Cities Dialogue”.
Kreu i kryeqytetit ka renditur pikat në të cilën Prishtina, sipas tij, mori vlerësime.
“Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik. Para kryetarëve të 120 qyteteve të botës, Prishtina u vlerësua për vizionin tonë: Qytetari i parë – një qytet që vendos qytetarin në qendër të zhvillimit të tij!. Arti dhe kultura si motor për rritjen ekonomike – duke i dhënë qytetit një dimension të fuqishëm kulturor dhe ekonomik!. Festivalet si faktori kyç në branding-un e qytetit – duke e shndërruar çdo ngjarje në një promovim global të identitetit dhe vlerave të Prishtinës!”, ka shkruar Rama, raporton rtk.
Ka thënë se pati mundësinë të dëgjonte nga kryetarët e Bukureshtit, Amanit, Sarajevës, Madridit dhe Bejrutit përshtypjet e tyre mbi karakteristikat dhe zhvillimin e kryeqytetit.
“Prishtina ishte shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë, që morën pjesë në forumin “Arab European Cities Dialogue. Ne po forcojmë diplomacinë urbane dhe po zhvillojmë ide të reja për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është vizioni i Prishtinës, që na nevojitet: një qytet i hapur, i zhvilluar dhe një referencë në agjendat globale”, shkroi kryetari i Prishtinës