Rama ndan foto nga plazhi i Semanit në Fier
Plazhi i Semanit është një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale foto nga ky plazh mjaft i preferuar nga qytetarët
Plazhi i Semanit, 18 kilometra larg qytetit të Fierit me hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta është një tjetër destinacion turistik.
Plazhet e Darzezë dhe Seman po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.
Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme. /atsh/