Raketa nga Libani godet Rrafshnaltën e Golanit, disa të vdekur
Shërbimet izraelite të emergjencës thonë se një raketë e lëshuar nga Libani ka goditur një fushë futbolli në Rrafshnaltën e Golanit.
Hezbollah, grupi terrorist që vepron në Liban, mohon përfshirjen, njofton Reuters.
Sipas ‘Haaretz’ dhe ‘Channel 13’ e Izraelit, nëntë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.
Ushtria izraelite po ndihmon në evakuimin e njerëzve.