Ragip Xhaka i dhuron Vesa Brojës fanelën e Granit Xhakës

Ragip Xhaka i dhuron Vesa Brojës fanelën e Granit Xhakës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ragip Xhaka i cili në zgjedhjet nacionale garon me numrin 34, ka takuar 38-shen e PDK-së, Vesa Brojen.

Kështu ka bërë të ditur Xhaka përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Sot, pata kënaqësinë të takohem me asamblisten më të votuar në komunën e Mitrovicës, kryetaren e kuvendit komunal të kësaj komune, Vesa Brojën. me Vesën dhe familjarët e saj biseduam për shumë gjëra, duke filluar për zhvillimin ekonomik, situatën në Mitrovicë dhe në përgjithësi në Kosovë por dhe për sport që e kemi pjesë në familjet tona, unë Granitin dhe Taulantin ndërsa Vesa, djalin e axhës, Rron Brojën i cili luan për FC Dritën e Gjilanit. Po ashtu shkëmbyem ide se si mundemi me bërë më mirë në  Kosovën tonë të udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza. Vesës i dhurova një fanellë sportive të Granitit me numër 34.

Me Vesën jemi kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt 2025. Vesa Broja mbanë numrin 38, ndërsa unë mbaj numrin fatlum 34.

#ragipxhaka34 #xhaka34 #rxh34

Share This