RA Arsenali
Arsenali ka dështuar të fitojë ndaj Newcastle United duke pësuar humbjen e parë për këtë sezon.
Kishte një moment tjetër polemikash para pjesës së parë me Bruno Guimarães që i shpëtoi një kartoni të kuq pavarësisht nga një bërryl i dukshëm ndaj Jorginhos.
“Magpies” bënë përparim në mes të pjesës së dytë, ndërsa mbrojtja e Arsenalit ra në gjumë pas një përpjekjeje të Jacob Murphy.
Por, ishte Anthony Gordon që ndëshkoi “The Gunners”.
Goli u mbulua me polemika me VAR-in që kërkon kohë për të kontrolluar nëse topi kishte dalë jashtë loje, si dhe nëse Joelinton kishte faulluar Gabrielin në grumbullim, por përfundimisht goli u pranua, transmeton lajmi.
Pas kësaj humbje Arsenal mbetet në vendin e tretë në Premier League, derisa Newcastle ngjitet në pozitën e katërt.