Qipro-Kosova, formacionet zyrtare

Qipro-Kosova, formacionet zyrtare

Pas pak minutash nis ndeshja Qipro-Kosova.

Qipriotët dhe Dardanët do të përballen sonte në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kosova synon këndelljen pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, të premten e kaluar në “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit para duelit më Qipron, ka kërkuar nga të besuarit e tij që të bëjnë çmos që të marri pikët e plota nga kjo sfidë.

“E kemi analizuar ndeshjen që humbëm nga Rumania. Jemi fokusuar për ndeshjen e radhës kundër Qipros. Duhet të bëjmë çmos që t’i marrim tri pikë”, tha Foda.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Formacionet zyrtare:

Qipro: Mall; Karo, Gogic, Kyprianou; Panayiotou, Artymatas, Krastanos, Malekkidis, Ioannou; Pittas, Tzionis

Kosovë: Bekaj; Rrudhani, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj; Rexhbecaj, Emërllahu, Berisha; Rashica, Muriqi, Krasniqi.

Ndeshja Qipro-Kosova fillon në orën 18:00.

Share This