Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miratoi tri vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miratoi tri vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar tri vendime.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/143 të datës 28.04.2017, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 16/48 të datës 7.12.2020, Vendimin Nr. 02/54 të datës 12.01.2022 dhe me Vendimin Nr.04/70 të datës 21.04. 2022 .

Sipas këtij plotësim-ndryshimi:

– Pika 2 e Vendimit të cekur më lartë zëvendësohet si në vijim: “Mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës është deri më 15 maj 2028”.

– Pas pikës 2. të Vendimit të cekur më lartë shtohet pika 2.a. me tekst si në vijim: “Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjatet deri me 15 maj 2027”.

– Pika 1.6 e Vendimit të Qeverisë Nr. 16/48 të datës 7.12.2020 zëvendësohet me këtë tekst: “znj. Kimete Haxholli, Udhëheqëse e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim në IKKL”.

Share This