Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë

Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se po ndahen këto shtesa pas performancës së mirë ekonomike.

“Sot është dita më e shkurtër e vitit, pikërisht sot do ta bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit”, ka thënë Kurti.

“Të dashur fëmijë, të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm një dhuratë e fundvitit nga shteti juaj, por është investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve pa dallim. Andaj, edhe ju të dashur prindër, t’i rrisni fëmijët me shëndet por edhe me dashurinë për shtetin e tyre, kur vlerat dhe dashuria për vendin brumosen që në fëmijëri, e ardhmja e Republikës sonë pa dyshim që do të jetë në duar të sigurta”, ka theksuar Kurti.  Ai ka thënë se në gusht prezantuan skemën e ridizajnuar të shtesave për fëmijë.

Kryeministri ka thënë se 100 euro shtesë do të marrin edhe pensionistët.

“Sikurse e kemi bërë traditë që sa herë që ka buxhet të mjaftueshëm, po ndajmë mbështetje shtesë në fund të viti nga 100 euro edhe për të gjithë pensionmarrësit”, ka thënë  Kurti.

Share This