Qeveria “Kurti” rrit pagat e sektorit publik

Qeveria “Kurti” rrit pagat e sektorit publik

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për medie.

Kurti fillimisht ka paraqitur të arriturat e Qeverisë së tij, ku përmendi mbështetjen e prodhuesve dhe mbështetjen për familjet që sipas tij, ka ndikuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe shtimin e vendeve të reja të punës. Ai ka thënë se pagat janë rritur çdo vit, ashtu siç e parasheh edhe ligji, ndërsa kësaj here nuk do të rritet koeficienti, por njësia e tij.

“Duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur ata që kanë paga më të ulëta, ne kemi shkuar maksimumin e lejuar për rritjen e pagave. Nuk po e rrisim vlerën e koeficientit, por koeficientin për një njësi. Nga janari i vitit të ardhshëm, koeficienti do të rritet për 0.5 njësi dhe nga korriku për 0.5 njësi tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1 në janar, ndërsa në korrik i bëhet 6.6. Të gjithë të punësuarit do t’u rriten pagat 55 euro nga janari, 110 në korrik”.

Ai më tej shtoi se ekonomisë së Kosovës çdo vjet shtohet nga 1 miliard euro “sivjet po e kalojmë 10-miliardëshin e vitin tjetër do ta shtojmë 11-miliardëshin”.

Share This