Qeveria Kurti më 9 shkurt do ta marrë dënimin e merituar
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ishte i ashpër me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti sa i përket sektorit të shëndetësisë.
Zemaj në Klan Kosova tha se kjo qeveri më 9 shkurt do ta marrë dënimin e merituar nga qytetarët e Kosovës.
“Më së shumti nga profesionistët që janë atakuar në mënyrë të vazhdueshme, po se po edhe nga pacientët edhe ata prindër, familjarë që janë përballë ose që kanë hequr të zinjtë e ullirit me këtë qeveri që katër vjet në pushtet”, tha ai në Edicionin Special në Klan Kosova.