Qeveria dhe ZRrE “janë një” kur vjen puna te shtrenjtimi i rrymës, thotë Bajrami

Qeveria dhe ZRrE “janë një” kur vjen puna te shtrenjtimi i rrymës, thotë Bajrami

Për shtrenjtimin e tretë me radhë – që tashmë ka miratim publik nga vetë Ministria e Ekonomisë – “Qeveria dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë janë një”, thotë Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“ZRRE nuk është e pavarur, të paktën jo këto vitet e fundit, andaj s’do mend që edhe për shtrejtimin e radhës të energjisë elektrike do ta bëj në koordinim të plotë me qeverinë”.

“Në vitin 2022 grupi parlamentar i LDK-së pat dërgu komente në ZRRE dhe ka kërku që të mos rritet çmimi, duke propozuar një nga masat largimin e TVSH-së, por të vetmet propozome në atë kohë që janë pranu nga ZRRE kanë qënë ato të qeverisë e të cilat patën rezultuar me dyfishim ta tarifave, ku një pjesë u pagua përmes subvencionimit e pjesa tjetër drejtëpërdrejtë nga qytetarët dhe bizneset.

Ne nga dita e parë e kemi kritikuar qeverinë dhe ZRRE-në, sepse ka kohë që ato janë një, kur vjen puna të ngritja e çmimit”, tha Bajrami për Nacionale.

“Për me tëpër qeveria është përgjegjëse e drejtëpërdrejtë jo vetëm në ndërhyrjen që i bën ZRRE-së si institucion i pavarur, por edhe për shkak të dështimit për të bërë çfarëdo investimi në kapacitetet gjeneruse të KEK-ut. Janë evidente humbjet me dhjetra miliona euro nga energjia elektrike që është dashur të importohen për shkak të dështimit të remonteve me kohë të blloqeve të KEK-ut.

Tani për këto evidenca konkrete ka aktakuza të ngritura”, përfundoi ajo.

Share This