Punëtori pakistanez ikë nga shtëpi në Llapnasellë, rasti nën hetime
Një qytetar ka njoftuar Policinë e Kosovës se një pakistanez që punonte te ai, është larguar nga shtëpi pa lënë asnjë gjurmë. Ai në vendin ku banonte ka lënë pasaportën dhe gjërat e tij personale.
“Llapnasellë, Graçanicë 24.07.2024 – NN. Me 26.07.2024 një mashkull kosovar, ka raportuar se punëtori i tij mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.
Rasti është duke u hetuar, njofton policia.