Publikohen formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës: Prishtina – Llapi

Publikohen formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës: Prishtina – Llapi

Prishtina dhe Llapi takohen sot (22 maj) në finalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga pesë përballjet e fundit, të dy skuadrat kanë nga një fitore, ndërsa tri të tjera kanë përfunduar më barazim.

Vlen të ceket se fituesi i Kupës së Kosovës shkon direkt në kualifikimet për fazën e ligës në Ligën e Evropës, raporton telegrafi.

Formacionet zyrtare:

Prishtina:Kolaj, Islami, Vitija, Limani, Kryeziu, Krasniqi, Gallapeni, Bytyqi, Raçi, Boueye, Dable.

Llapi: Coric, Namani, Vokrri, Ramadani, Rama, Blakçori, Useini, Musolli, Hasani, Veliu, Tahiri.

Share This