
PSRK dhe Policia kontribuojnë në arrestimin e një kosovari në Greqi, iu gjeten 324 kg marihuanë, detaje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se pas një bashkëpunimi ndërkombëtare mes tyre, Policisë së Kosovës, autoriteteve të RMV’së e Greqisë, është arrestuar një shtetas kosovar në Greqi.
Gjatë operacioni ku ka mbetur i arrestuar, A.G, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kg marihuanë, përcjell Express.
Komunikata:
Bashkëpunimi ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kontribuon në arrestimin e një shtetasi kosovar në Greqi
Në mesin e personave të arrestuar ndodhet edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, A.G.
Gjatë operacionit, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kg substancë narkotike e llojit kanabis.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në këtë proces përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.
PSRK dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

