PSG sfidon Barcelonën, përfshihet në garë për Nico Williams

PSG sfidon Barcelonën, përfshihet në garë për Nico Williams

Talenti i Athletic Bilbao-s, Nico Williams ishte një ndër emrat më në formë të kampionëve të EURO 2024, skuadrës së Spanjës.

Një formë që nuk kaloi pa u vënë re nga gjigantët e futbollit europian dhe pas Barcelona-s, që tashmë prej javësh kërkon blerjen e 21-vjeçarit, një tjetër klub i madh është gati të përfshihet seriozisht në garë për kartonin e Nico Williams.

Mediet spanjolle raportojnë se Paris Saint-Germain, për shkak të vlerësimit të lartë që trajneri Luis Enrique ka për sulmuesin e Bilbao-s është gati që të nisë me negociatat.

Nico korrespondon në mënyrë perfekte me llojin e profilit që kërkon PSG-ja për të forcuar repartin ofensiv edhe për shkak të klauzolës së tij të lirimit që është 60 milionë euro, shifër e konsideruar jo shumë e lartë nga lartë nga parisienët.

Ndonëse, Barcelona mbetet klubi më i afërt me të për shkak se Nico Williams ka shumë shokë te kjo skuadër, marrëveshja nuk është arritur dhe konkurrenca po rritet.

Pas largimit të Mbappe-së, francezët janë në kërkim të lojtarëve të duhur për të filluar nga e para dhe talenti i Athletic Bilbao-s duket se është ideali.

Share This