PSG nuk kishte bërë asnjë ofertë zyrtare për Lookman
Gjiganti francez, PSG raportohet se nuk kishte bërë asnjë ofertë zyrtare në adresë të Atalantës për sulmuesin Ademola Lookman.
Lookman ishte i lidhur me transferimin në Paris gjatë afatit kalimtar të verës që lamë prapa.
Megjithatë, sipas medieve të huaja, PSG nuk kishte bërë asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin nigerian.
Parisienët thuhet se në sezonin e kaluar kishin mundësi të transferonin Lookman për çmimin 25 milionë euro, por dëshira për të blerë Victor Osimhen bëri që PSG të heq dorë nga sulmuesi i Atalantës.
Megjithatë, siç raportohet, tashmë lojtari ndihet i lumtur tek Atalanta dhe nuk dëshiron të shqyrtojë asnjë ofertë e mundshme në afatin kalimtar të ardhshëm.