Protestuesit në Bujanoc i kërkuan Beogradit që të ndalohet shtypja
Ka përfunduar protesta e shqiptarëve në Bujanoc, me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës i kërkohet autoriteteve në Beograd të ndalojnë shtypjen e shqiptarëve. Në deklaratë përmenden të gjitha shqetësimet e shqiptarëve të Luginës!
Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi
Numër i madh i shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë mbledhur në protestën e thirrur nga Këshilli Kombëtarë Shqiptar, kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.
Kjo protestë e cila ka nis në orën 11:00, organizohet në përgjigje të politikave diskriminuese dhe trajtimit të pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh.
Protestës i është bashkuar deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, Nevzat Lutfiu kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi PDSH, Shqiprim Musliu,LPD e shumë personalitete të tjera nga jeta politike dhe shoqërore në Luginë.
Protestuesve u është drejtuar deputeti Shaip Kamberi i cili ka thënë se diskriminimi si dukuri është i ndaluar për shoqëritë demokratike, siç ka thënë ai, sidomos për një shoqëri që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Kamberi ka thënë se Beogradi zyrtar po diskriminon serbët lokalë për inate të shqiptarëve.
“Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Kamberi. Sipas tij, Serbia po shkelë çdo normë ndërkombëtare, duke ua mohuar shqiptarëve çdo të drejtë”, ka theksuar ai. /rtk/