Protesta në veri, fillojnë të mblidhen serbët
Kanë filluar të mblidhen serbët lokal në Mitrovicën e Veriut, të cilët e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, e cila është mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovës.
Në protestë të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.
Protesta është lajmëruar të fillojë në ora 11:00.
Kurse, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se arsyeja e protestës, sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”, raporton Ballkani.info.
Elshani tha se protesta pritet të nisë nga ora 11:00, në sheshin “Car Lazar”, teksa shtoi se do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve për mirëmbajtjen e sigurisë.
“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, tha Elshani.