Prokuroria Speciale me aktakuzë ndaj 10 personave
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë personave në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Nëntë prej tyre A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M. B janë akuzuar për shkak të veprës penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’
nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31 i KPRK-së”, njofton Prokuroria Speciale.
Ndërsa kundër një të akuzuari është paraqitur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton rtk.