Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, këtë mëngjes janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, sipas “Betimit për Drejtësi”, deri më tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, transmeton Klankosova.tv.

Bazuar në burimet e “Betimit për Drejtësi”, aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Share This