Projekt 8 milionësh për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Malishevë

Projekt 8 milionësh për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Malishevë

Nga viti i ardhshëm Komuna e Malishevës pritet të bëhet me parking nëntokësor dhe me sheshin e dëshmorëve mbi hapësirën kur po punohet.

Nga viti i ardhshëm Komuna e Malishevës pritet të bëhet me parking nëntokësor dhe me sheshin e dëshmorëve mbi hapësirën ku po punohet.

Projekti për “Malishevën urbane”, siç e quan kreu i kësaj komune, thuhet se do ta transformojë qytetin.

Qytetarët shprehin mendime të ndryshme rreth këtij projekti.

“Na kanë blloku në të gjitha anët, s’kam çfarë të shtoj. Po zgjatet shumë. Është projekt i mirë, mirëpo për momentin është pengesë e madhe për banorët e Malishevës”, ka thënë Nuhi Krasniqi, banor i Komunës së Malishevës.

Kurse qytetari Halil Ahmeti, ka thënë se me “gjërat që po rregullohen po bëhet shumë bukur po bëhet”.

“Është duke u punuar shumë ngadalë. Këtu ishte dashtë me qenë trefishi i punëtorëve, është dashur të punohet 24 orë për t’u lëshuar më shpejt qendra sepse është qendër komunale”, ka shtuar banori Safet Mazreku.

Për kryetarin e Malishevës, ky projekt ka qenë i domosdoshëm.

“Tani për tani jemi në implementimin e projektit më të madh që njeh historia e Komunës së Malishevës, e ajo është ndërtimi i parkingjeve nëntokësore e që është mbi shesh të dëshmorëve, e që sheshi do të rikthehet prapë në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Kastrati.

Ai ka treguar se çka është punuar deri më tani rreth këtij projekti.

“Tashmë jemi në sheshin e Dëshmorëve, përkatësisht në qendër të Malishevës, e ku ka qenë rrethi i atëhershëm, aty krijohet një nënkalim që qytetarët të kenë mundësi të kalojnë apo t’i realizojnë nevojat e veta më shpejt dhe në mënyrë më kualitative”, ka shtuar ai.

Opozita e kritikon se vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Me fillimin e idesë së projektit të ‘Malishevës urbane’ siç e kanë propaganduar këta vazhdimisht, ne si opozitë jemi munduar ta përçojmë zërin opozitar. Vërejtjet dhe këshillat që vazhdimisht i kanë bërë asamblistët tanë nuk janë marrë parasysh”, ka theksuar Mevludin Mazreku nga PDK. /rtk/

Share This