Prishtina Parking po digjitalizohet!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po vazhdon transformimi digjital i kryeqytetit.
“Aktualisht janë vendosur senzorë në parkingjet në rrugët Nurije Zeka, Simon Shiroka, Garibaldi, Fehmi Agani dhe Isa Boletini (ish-Flamurtari)”.
“Përparësitë: Pamje në kohë reale të numrit të hapësirave të vendparkingjeve. Qasje më e lehtë për qytetarët në gjetjen e vendparkingjeve. Menaxhim më i avancuar dhe efikas i vendparkingjeve. Ky transformim do të krijojë mundësi për zgjerim dhe inovacion të vazhdueshëm, duke kontribuar në krijimin e një Prishtine të mençur dhe më të sigurt”, ka shkruar Rama në Facebook.