
Presidentja Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit. Osmani shprehi urimet më të përzemërta për qytetarët duke u dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat e tyre.
“Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje”, thuhet në urimin e Osmanit.